Hysaj jep pasim për gol, Napoli fiton thellë në Serie A

Roma barazoi 2 – 2 me Juventus dhe Marash Kumbulla luajti të gjithë sfidën duke bërë një paraqitje për t’u vlerësuar. “Gazzetta dello Sport” e quan një futbollist të pjekur mbrojtësin 20-vjeçar, duke e vlerësuar me notën 6,5.

“Debutim? Çfarë debutimi? 1 vit te Verona dhe është gati për futbollin e madh. Fizikisht shumë mirë, perspektivë që të rritet. Mund të kishte kursyer faullin në rastin e Kulusevski”, shkruhet në komentin të përditshmes sportive.

Napoli fitoi thellë 6 – 0 me Genoa. Në fushë për 90 minuta ishte edhe Elseid Hysaj, i cili u vlerësua me notën 6,5. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Gattuso i beson sërish dhe ai nuk ka gabuar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Hysaj dha pasimin për golin e realizuar nga Elmas. Milan arriti fitoren e dytë kësaj here 2 – 0 në fushën e Crotone. Një shenjë që ekipi bën edhe pa Zlatan Ibrahimoviç, i cili është i infektuar me Covid-19. Renditja e Serie A udhëhiqet nga Napoli, Milan dhe Verona me nga 6 pikë secili.

Tv Klan