Futbollistët: Duhet të fitojmë me Kazakistanin

Me mungesat që ka kombëtarja përgjegjësia bie mbi futbollistët e rinj. Marash Kumbulla tashmë vjen si mbrojtës i Romës. Edhe pse ka bërë ndeshje të shkëlqyera në Itali, Kumbulla thotë se duhet shumë punë për të përfaqësuar mirë kombëtaren

“Sigurisht që lojtarët veteranë marrin përgjegjësitë, por edhe ne, lojtarët e rinj, besoj se kemi karakter për t’i përballuar këto ndeshje. Në fillim të mendojmë për Kazakistanit, të luajmë mirë dhe ta fitojmë”.

Myrto Uzuni rivesh fanellën kuqezi pas golave në kualifikueset e Champions League. Ferencvaros do të marrë pjesë në grupe. Në formë mjaft të mirë, sulmuesi pret vendimin e trajnerit për aktivizimin në ndeshjet e radhës

“Për aktivizimin vendos trajneri. Sigurisht nuk ndihem mirë për mosaktivizimin, por unë duhet të bëj punën  time. Unë më mirë ndihem me Keidin dhe Manajn, pasi kemi luajtur edhe te Shpresat dhe e njohim njëri-tjetrin”.

Kombëtares i duhet pikë të plota ndaj Kazakistanit për të shpresuar tek suksesi në grupin e Ligës së Kombeve.

Tv Klan