Kumbulla e Strakosha në ekipin ideal të Serie A

Kumbulla e Strakosha në ekipin ideal të Serie A

16:12 12/02/2020

Votohen nga tifozët në formacionin e javës së 23

Lojtarët e Kombëtares kanë qenë vazhdimisht pjesë e ekipeve në Serie A, por këtë sezon po spikasin më shumë. Në formacionin ideal të paraqitur nga platforma DAZN janë përfshirë edhe Marash Kumbulla dhe Thomas Strakosha.

Për paraqitjen e shkëlqyer në fitoren me Juventus, Kumbulla është i vetmi lojtar i Verona në këtë skuadër ideale e ndërtuar nga tifozët. 20-vjeçari ishte një digë në mbrojtje dhe i rrezikshëm në sulm. Verona falë edhe lojës së mbrojtësit shqiptar ka shpresë për një vend në kupat e Europës ku mundon prej sezonit 1987-1988.

Por në javën e 23 të Serie A la shenjë edhe Thomas Strakosha. Falë edhe pritjeve të tij Lazio mundi me rezultatin 1 – 0 Parma. Skuadra kryeqytetase me rezultatet e arritura është vetëm 1 pikë nga kryesuesit Inter dhe Juventus. Në ekipin ideal të javës janë edhe De Vrij, Brozovic, Lukaku dhe Ibrahimovic.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi