Kumbulla, mes të rinjve më të kushtueshëm



Kumbulla, mes të rinjve më të kushtueshëm

14:29 02/11/2020

Në Itali e kalon vetëm Kulusevski i Juves

Marash Kumbulla po shkëlqen me Roma në Serie A. 20-vjeçari ka shënuar deri më tani 2 gola, 1 në kampionat dhe tjetri në Europa League. Kjo paraqitje e ka bërë që të jetë një nga lojtarët e rinj më të vlerësuar në Itali, më saktësisht ata të lindur pas 1 Janarit të 2000.

Kumbulla është i dyti për vlerë në renditjen e Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve në Sport. Futbollisti i Roma vlen 21.6 milionë euro sipas përllogaritjeve dhe e kalon vetëm sulmuesi i Juventus, Dejan Kulusevski.

Kartoni i tij vlerësohet 75.1 milionë euro. Marash Kumbulla në Serie A lë pas Sandro Tonali e Milan. Mes mbrojtësve në 5 kampionatet më të rëndësishëm në Europë, Kumbulla është i teti sipas Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve në Sport.

Marash Kumbulla u transferua te Roma këtë verë nga Verona, duke firmosur për 4 vite.

Tv Klan






Të ngjashme