Mbrojtësi shqiptar dhe Tonali shikohen si përforcime të mundshëm

Inter po planifikon afrime me paratë e fituara nga shitja e Mauro Icardi te Paris Saint Germain. Gazeta spanjolle AS zbulon se synimet janë dy lojtarë të rinj. Marash Kumbulla dhe Sandro Tonali.

Të dy 20-vjeçarë cilësohen si futbollistë me të ardhme. 50 milionë euro janë në dispozicion, por do të duhen më shumë. Kumbulla vlerësohet deri 30 milionë nga Verona, ndërsa Tonali thuajse 40 milionë. Kjo do të thotë që ose do të përfshihen në negociata, ose do të shtojnë para të tjera.

Marash Kumbulla është kthyer në një pikë referimi te mbrojtja e Verona, ndërsa Sandro Tonali po shkëlqen në mesfushën e Brescia. Ky sezon ka treguar se edhe pse të rinj mund të përballojnë kundërshtarë me përvojë dhe ekipe që kanë bërë historinë në futbollin italian.

Tv Klan