Kumbulla pritet të mungojë 1 muaj



Kumbulla pritet të mungojë 1 muaj

23:00 28/03/2021

Do të kryejë kontrolle të tjera në Romë

Marash Kumbulla mund të mungojë 1 muaj për Roma, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane. Mbrojtësi u largua nga grumbullimi i Kombëtares para ndeshjes me Anglinë pas problemeve që dyshohen të jenë në menisk.

Kumbulla do të kryejë kontrolle në Villa Stuart, klinika e skuadrës italiane. Marash Kumbulla nuk do të jetë kështu në sfidat e fazës çerekfinale me Ajax.

Te Roma duan të shmangin operacionin që do të ishte një problem i madh. Kumbulla është aktivizuar këtë sezon me Roma në 23 sfida, duke shënuar edhe 2 gola, njëri prej tyre në Europa League.

Tv Klan







Të ngjashme