Takohen presidentët e dy ekipeve

Marash Kumbulla pritet të luajë për Lazio nga sezoni i ardhshëm. Gazeta “Corriere Dello Sport” shkruan në numrin e ditës së premte se presidenti i Verona, Maurizio Setti, është takuar një ditë më parë me atë të Lazio, Claudio Lotito, për mbrojtësin shqiptar, duke qartësuar akordin për Kumbullën.

27-28 milionë Euro përflitet se është vlera e kësaj marrëveshje ku mendohet të përfshihen edhe 2 lojtarë që do të kalojnë te veronezët. Një investim të tillë Lotito nuk e ka kryer më parë, sipas asaj që shkruan gazeta sportive italiane me redaksinë qëndrore në Romë.

Gjithçka mund të mbyllet brenda muajit Qershor, duke bërë që Lazio të kalojë Inter dhe Juventus në këtë garë për Marash Kumbullën. 20-vjeçari po zhvillon një sezon të shkëlqyer që në atë debutues në Serie A, duke u kthyer në një lojtar të lakmuar brenda dhe jashtë Italisë.

Tv Klan