Përshtatet me skemën e përdorur nga Mourinho

Roma po jep rezultate në fazën përgatitore dhe bashkë me të edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi shqiptar po përshtatet me skemën 4-2-3-1 të përdorur nga trajneri i ri Jose Mourinho.

Përveç sigurisë në parapavijë po tregon aftësitë e tij edhe në sulm. Kumbulla shënoi një nga golat në fitoren 2 – 0 me Ternana, skuadër e rikthyer në Serie B.

21-vjeçari shfrytëzoi një krosim në zonë, duke realizuar me kokë në minutën e 53’. Para tij ishte përpjekur kapiteni Edin Dzeko, por topi ishte më lart aq sa Marash Kumbulla në një postim në Instagram shkruajti; “Ndryshim rolesh Dezko”? Pritet që mbrojtësi shqiptar të jetë një pikë kyçe për sezonin e ri te Roma.

Tv Klan