Mbrojtësi shqiptar është një synim edhe i Juventus e Inter

Marash Kumbulla është një objektiv edhe jashtë Italisë. Gazeta veroneze “L’Arena” shkruan që mbrojtësi i Kombëtares po vëzhgohet edhe nga Manchester United.

Pak ndeshje në Serie A i janë dashur që 19-vjeçari të kthehet në një lojtar të preferuar për shumë skuadra. Verona e vlerëson 15 milionë Euro, por me paraqitjet dhe interesimin që ka mund të përfitojë edhe më shumë.

Më herët u përmend nga mediat italiane se Marash Kumbulla është një synim edhe i Juventus dhe Inter. Në këtë sezon Kumbulla është aktivizuar në 10 takime të Serie A, duke realizuar edhe 1 gol.

Ai është një lojtar i rritur te moshat e Verona dhe kontrata e tij me këtë ekip është e vlefshme deri në Qershor të 2022.

Tv Klan