Marash Kumbulla është përzgjedhur në formacionin e javës në La Liga. Goli i shënuar prej tij ndaj Getafes vendosi fitoren 1 – 0 të Espanyol-it.
Kumbulla është vendosur në qendër të mbrojtjes me katër, duke u vlerësuar me notën 8.1 nga SofaScore. Marash Kumbulla ka shënuar këtë sezon 3 gola për Espanyol-in në La Liga.
Mbrojtësi shqiptar është huazuar nga Roma deri në fund të sezonit.
Tv Klan