Kunata i merr në mes të natës foshnjën, Ornela: Kur e pashë në banjë mendova se kishte vdekur…



Kunata i merr në mes të natës foshnjën, Ornela: Kur e pashë në banjë mendova se kishte vdekur…

17:45 18/04/2021

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Ornela e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme dhe vështirësitë që ka kalur gjatë bashkëjetesës me bashkëshortin e saj. Por përveç dhunës, tradhtive dhe konflikteve me bashkëshortin, Ornela tregon se filloi të kishte probleme edhe me motrën e tij e cila vuante nga një sëmundje mendore. Ajo filloi ta përqeshte se si e vishte apo ushqente vajzën e porsalindur.

Ornela: Kur më zinte gjumi mua, ajo bënte të njëjtat veprime që bëja unë me fëmijën.

Ardit Gjebrea: Kjo është një skenë filmi, nëna fle, ajo shkon ngadalë, ngadalë, merr vajzën, nxjerr gjirin dhe i gji. Fëmija nuk pi dot gji dhe qan dhe ajo që i afron gjirin, imagjinoni çfarë rreziku për të mbytur vajzën.

Ornela: Ngrihem një natë, ka qenë një natë tmerri për mua, shikoj që nuk ishte vajza, direkt më shkoi mendja që e kishte marrë kunata dhe shkoj për në banjë sepse ajo atje merrte lodrat e veta që mbante dhe rrinte shumë gjatë. Shkoj dhe e shikoj në një dorë kishte gjërat e tjera dhe në një dorë kishte vajzën, i kishin rënë çorapet vajzës dhe i kishe këmbët e ftohta sepse ishte muaji Nëntor. E kam prekur dhe thashë mos më ka ndërruar jetë vajza, ka qenë një tmerr, se di më duket sikur e përjetoj dhe sot, mbas 20 vitesh.

E marr vajzën, nuk thërras në ato momente, më iku zëri fare, shkoj në kuzhinë e lëviz, e tund nuk reagonte fare sepse ishte ftohur. Thashë prapë ma ka mbytur gocën, e shtrëngoja fort dhe thoja o Zot të lutem, e marr e vendos në gji dhe filloi të lëvizë duart, thashë shpëtoi goca ime, ia doli. Ndihesha shumë keq, çdo natë nuk e bëja gjumin të qetë sepse duhet të rrija që ta shikoja, por kishte momente që më zinte dhe gjumi. Vendosëm që të hymë në dhomën tonë.

Ardit Gjebrea: Ai kthehet dhe vendosët që të shkonit në një dhomë, por ajo dhomë ishte pa çelës.

Ornela: Po ishte pa çelës, 2 metra pas kuzhinës.

Ardit Gjebrea: Si sillej bashkëshorti me ty?

Ornela: Edhe mirë edhe keq. Dukej sikur unë nuk ia doja prindërit atij, sikur nuk ia doja motrën, sikur unë po ia ndaja gjithçka. Edhe vjehrra më thoshte ti nuk na do që u fute dhomë më vete.

Ardit Gjebrea: Ai e vazhdoi dhunën me ty?

Ornela: E vazhdoi edhe më keq. Ngela shtatzënë me fëmijën e dytë, ishte e padëshiruar, kur e kuptova isha dy muaj shtatzënë, vendosa vetë, ish-bashkëshorti nuk donte sepse thoshte do vuash siç vuajte me vajzën. Vendosa ta mbaj djalin, ai iku prapë në emigracion, e solla në jetë djalin. Kisha kohë që thoja dua dhomë më vete sepse fëmija kur qante, kunata hynte në dhomë dhe derisa shkoja unë në dhoma e gjeja aty. Vendosën që edhe ushqimin ta hanim më vete, unë e kërkoja këtë pjesë që edhe kunata të qëndronte e qetë sepse shqetësohej nga të qarat e fëmijës dhe unë të isha e qetë në dhomë. Ishin keqkuptime sikur unë nuk i doja ata, po e ndaja djalin e tyre, po bëja keq ndaj tyre.

Ornela tregon se bashkëshorti i saj ka tentuar dhe ta mbysë atë me jastëk, e ka dhunuar dhe goditur me grushta dhe madje e ka tradhtuar. Ajo ka duruar vetëm për hir të djalit të saj sepse ai dëshironte që të kishe një familje të bashkuar, por pasi tentoi ta vriste, Ornela vendosi që të largohej përfundimisht nga ajo shtëpi dhe të bënte divorcin. /tvklan.al







Të ngjashme