Vendimi pritet të jepet nga Gjykata e Tiranës

Pas një konflikti mes anëtarëve të grupit të Avdylajve dhe gardianëve të burgut 313, ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të urdhërojë izolimin e tyre në regjim të posaçëm.

Mësohet se më 23 Maj, Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali dhe italiani Giovani di Cosimo kanë kundërshtur më forcë një kontroll në qelinë e tyre nga gardianët e burgut.

Pas kësaj është është kërkuar nga numri 1 i burgjeve izolimi i tyre në regjim të posaçëm.

Kjo kërkesë po shqyrtohet në Dhomën Penale të Tiranës, ku pritet që gjyqtarja Migena Laska të vendosë për futjen apo jo në izolim të tyre.

Tv Klan