Pasi transportuan dru pa leje, kundërshtuan me dhunë forcat e policisë. Është kjo historia e një 60-vjeçari dhe 23-vjeçari në Mborje të Korçës. Ata u konstatuan nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve duke transportuar lëndë drusore.

Mirëpo edhe pse ishin pa leje, i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e pyjores. Pas këtij akti, policia e Korçës ka bërë të mundur vënien në pranga të tyre.

“Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës””, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al