Kuotat e mbetura bosh në universitete

Kuotat e mbetura bosh në universitete

09:40 18/09/2019

Në raundin e parë në universitetet publike dhe private janë regjistruar rreth 15 mijë maturantë nga 23 mijë që aplikuan. Universitetet publike mbeten më të preferuarit e të rinjve. 80% e fituesve, pra rreth 12 mijë janë regjistruar në universitetet publike ndërsa vetëm 3 mijë janë regjistruar në privat.

Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar ndryshe nga vitet e tjera, degët e preferuara të maturantëve, ekonomiku, degët e mjekësisë, informatika dhe juridiku kanë shumë pak kuota të lira në këtë fazë.

Në universitetin e Tiranës 60% e kuotave janë plotësuar. I vetmi program studimi që nuk ka asnjë student të regjistruar është gjuha ruse, me tej vjen fizika me vetëm 19 studentë. Ata që nuk fituan asnjë program studimi, si dhe maturantët që kanë dhënë provimet në vjeshtë do të kenë mundësi që të garojnë në raundin e dytë me formularin A3.

Në këtë raund pritet të marrin pjesë rreth 10 mijë maturantë të cilët do të garojnë për kuotat e mbetura bosh.

Klan Plus

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT