Kupa e Botës Katar 2022 pritet të shihet nga 5 mld njerëz




Kupa e Botës Katar 2022 pritet të shihet nga 5 mld njerëz

23:00 23/05/2022

Kupa e Botës 2022 që do të organizohet në Katar pritet të ndiqet nga 5 miliardë njerëz në mbarë botën. Ky është parashikimi i bërë nga organizatorët, me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino që e konfirmoi një gjë të tillë në sesionin me temën e Kupës së Botës në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër.

Publiku televiziv në Kupën e Botës 2018 në Rusi ishte 3.5 miliardë njerëz, duke vendosur një rekord, që pritet të thuhet në turneun që do mbahet nga 21 Nëntori deri në 18 Dhjetor. Kompeticioni i vitit 2022 do të jetë i pari që mbahet në Lindjen e Mesme.

Infantino shtoi se turneu rus kishte një prodhim bruto global prej 200 miliardë Dollarësh, 70% e tij u gjenerua në Europë, gjë që ilustron një çekuilibër me botën e gjerë. Botërori i Katarit do të jetë gjithashtu i pari ai që do të zhvillohet gjatë muajve të Dimrit, për të devijuar dukshëm nga periudha Qershor-Korrik i edicioneve të mëparshme.

Klan News













Të ngjashme