Juventus është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi mundi Milanin 2-1. Kampionët e Italisë ishin superiorë në këtë ndeshje. Dibala gjeti golin që në minutën e 10. Dyfishimi i rezultatit erdhi nga një supergol me goditje dënimi nga Miralem Pjaniç.

Pjesa e parë përfundoi me të paktën dy raste të tjera të Juventusit për të shënuar.

Fillimi i së dytës solli edhe golin e Milanit, që ka si autor Baka.

Që prej minutës së 55, Milan luajti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me të kuq të Lokatelit. Mesfushori mori të verdhin e dytë pas një ndërhyrje ndaj Dibala.

Juventus në gjysmëfinale do të përballet me Napolin, që u kualifikua pas fitores me Fiorentinën.

Tv Klan