Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

Napoli është skuadra e fundit që kualifikohet për në gjysmëfinalet e kupës së Italisë.

Skuadra e Gattuso fitoi 4-2 me Spezian dhe në raundin tjetër do të ketë përballë Atalantan.

Praktikisht Napoli e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar të katërt golat.

Kapiteni i kombëtares Elseid Hysaj dha asistin për golin e parë të skuadrës së tij

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë do të luhen me sistem vajtje ardhje.

Sfidat e para janë përcaktuar të mbahen më 3 Shkurt, ndërsa të kthimit në datën 10.

Tv Klan