8 mijë persona mes tyre mjekë dhe infermierë

Lajm i mirë nga Anglia për futbollin. Finalja e kupës së Ligës, apo siç njihet Karabao kap do të luhet me praninë e tifozëve. Manchester City dhe Tottenham Hotspur do të ndiqet në stadium nga rreth 8,000 spektatore.

Konfirmimi erdhi nga qeveria e mbretërisë së bashkuar dhe do të jetë si një test zyrtar për programin kërkimor të eventeve madhore, që do të thotë se stadiumi Ëembley do të muind të ketë tifozë në shkallë më 25 prill.

Në njoftimin zyrtar Liga e Futbollit Anglez thotë se të dyja skuadrave do tu akordohen bileta për tifozët përkatës, duke e cilësuar këtë moment si mirëseardhje të tifozërisë në futbollin anglez. Do të ketë bileta edhe për qytetarë të Londrës si dhe për pjesëtarë të sistemit shëndetësor, mjekë dhe infermierë.

Fitorja e Leicester City 4-0 ndaj Aston Villa më 9 Mars 2020 ishte ndeshja e fundit në Angli që u luajt me praninë e tifozëve në stadium.

Tv Klan