Rihapet sfida e Kupës së Repubikës në futboll. Sot është hedhur shorti për të përcaktuar 8 çiftet kundërshtare që do të ndeshen me 9 dhe 16 Janar. Takimi më interesant parashikohet çifti Bylis-Lushnja , ndërkohë që kampionët e dimrit të Tiranës do të ndeshen me korçarët e “Skënderbeut”.

Nuk mungojnë çiftet tradicionalë Partizani- Besa dhe Dinamo-Teuta. Në takimet e tjera do të ndeshen Burreli-Apollonia, Shqiponja -Elbasani, Flamurtari – Shkumbini dhe Tomorri – Vllaznia. Sot ka mbërritur dhe ftesa e Federatës Rumune të Futbollit për ndeshjen miqësore të 10 Marsit në Bukuresht në prag të sfidës me Slloveninë me eliminatorët e Kampionatit Europian të Futbollit./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame