Me dy gola në pjesën e dytë, Valentino Murataj i dha fitoren Bylisit ndaj Tiranës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Tirana kishte shënuar në mesin e pjesës së parë me Hasanin.

Në të dytin ballshiotët zotëruan fushën, pasi Murataj e shënoi golin e parë në minutën e 65’, ndërsa gjeti avantazhin në të 78’.

Për Bylisin është një fitore e rëndësishme në objektivin e pjesëmarrjes në garat europiane.

Tv Klan