Vllaznia dhe Dinamo barazuan mes tyre, në ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Sfida në “Loro Boriçi” të Shkodrës, nuk prodhoi as fitues dhe as gola, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit.
Rastet për shënim ishin të pakta nga të dyja ekipet, që u kujdesën për të mos pësuar, duke mos lënë hapësira në prapavijë.
Ndeshja e kthimit, ku do të përcaktohet edhe finalistja e Kupës së Shqipërisë, është planifikuar të luhet më 23 Prill. /tvklan.al