Apolonia dhe Egnatia do të përballen në finalen e edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë për vajza.

Të dyja skuadrat siguruan biletën për në finalen e madhe pas fitoreve bindëse në ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni.

Në ndeshjet e kthimit, Apolonia fitoi me rezultatin 6-0 ndaj Kinostudios, ndërsa Egnatia mposhti 3-0 Tiranën.

Skuadra fierake vjen në finale si kampionia në fuqi e këtij kompeticioni ndërsa Egnatia shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Në ditët e ardhshme pritet të mësohet data dhe vendi ku do të luhet finalja. /tvklan.al