Apolonia për vajza fitoi Kupën e Shqipërisë, për të dytin vit radhazi. Skuadra fierake triumfoi 5-1 ndaj Egnatias në finale.

Apolonia dominoi ndeshjen në “Arenën e Demave”, duke mos e diskutuar në asnjë moment finalen.

Skuadra bardhjeshile shënoi 4 gola që në pjesën e parë me Tenutti De Souza dy herë, Klea Hamonikajn dhe Ahlice Da Silvën.

Egnatia shënoi një gol në pjesën e dytë me Kejsi Pucën, ndërsa rezultatin final e vendosi Vanesa Levendi, që shënoi golin e pestë për Apoloninë.

Ndeshja u mbyll me fitoren e madhe të Apolonisë 5-1. Pas përfundimit të ndeshjes u organizua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të Kupës së Shqipërisë.

Specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka, i dorëzoi Kupën e Shqipërisë për vajza ekipit të Apolonisë.

/tvklan.al