Rezultatet e gjysmëfinaleve të para të Kupës së Shqipërisë e kanë lënë të hapur kualifikimin. Partizani do të presë të mërkurën Egnatian pas fitores 1 – 0 në sfidën e parë.
Trajneri të kuqve Skënder Gega kërkon finalen dhe natyrisht trofeun, një rrugë tjetër për të shkuar në kupat e Europës.
“Jemi në garë kemi fituar 1 – 0, por si është një javë nuk është tjetra, aq më tepër një ekip si Egnatia ndryshe mund të luajnë ekipet jashtë fushe. Për Europën luhet, për klubin”, tha Skënder Gega, trajner i Partizanit.
Pas barazimit pa gola në Shkodër, si Dinamo dhe Vllaznia mbeten në lojë për finalen. Për trajnerin e shkodranëve, Thomas Brdariç duhet luftuar për të arritur atë që kërkojnë prej fillimit të sezonit.
“Është koha që të marrim atë që jemi përpjekur që prej fillimit të sezonit. Të përballemi dhe Dinamon, duke dhënë maksimumin. Shpresojmë që të jetë një ditë e mirë për ne dhe tifozët që të arrijmë në finale që është objektivi unë i vetëm”, tha Brdariç.
Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 1 Maj.
Tv Klan