Kukësi fitoi gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun. Ndeshja e zhvilluar të mërkurën në Kamëz u mbyll me rezultatin 2 – 1, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Një sfidë që nisi me raste me golin e parë u realizua në të 20’. Reginaldo zhbllokoi rezultatin pas disa mundësive të Kukësit për gol.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Shkurtaj, i cili shënoi sërish për Kukësin. Ai shfrytëzoi pakujdesinë e mbrojtjes korçare. Lojtarët e Skënderbeut u shfaqën më kërkues duke arritur të shënonin golin e shpresës, në minutën 61 me anë të sulmuesit Devi Bregu. Dalja e gabuar e Frashërit i kushtoi Kukësit.

Asnjë gol në gjysmëfinalen tjetër mes Luftëtarit dhe Tiranës. Sfida e luajtur në Gjirokastër nuk pati shumë raste, duke shtyrë gjithçka për ndeshjen e kthimit në kryeqytet. Përballjet e dyta gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 Maj.

Tv Klan