Pas një sezoni të vështirë ku siguroi mbijetesën vetëm në javën e fundit, Tirana do të kërkojë Kupën e Shqipërisë të dielën me Kukësin në Elbasan. Ana psikologjike tashmë është më e mirë sipas Ardian Memës.

“E rëndësishme është që jemi të qetë që gjithçka ka përfunduar dhe e kemi hequr atë stresin”.

Te Kukësi nuk duan të dalin pa trofe në këtë sezon, ku synimi ishte edhe titullin kampion. Ernest Gjoka nuk i beson Tiranës edhe pse kaloi një situatë të vështirë.

Kupa është një obligim për skuadrën, por kemi një ekip si Tirana që ka histori. Shpresojmë që mos ta çojmë te penallitë, ta zgjidhim brenda 90 minutave“.

Kukësi për të patur më shumë mbështetje ka vendosur disa autobusë për tifozët. Tirana e fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të fundit në 2017, ndërsa Kukësi ka vetëm një trofe të marrë në 2016.

Tv Klan