“Nuk do përsërisim gabimet e së shkuarës”
Me skuadrat e vogla shpeshherë Shqipëria ka lënë pikë. Për këtë janë të përgjegjshëm edhe vetë lojtarët, të cilët thonë se Moldavia duhet marrë me seriozitet.
“Nuk është ndeshje e lehtë për ne. Duhet t’i marrim me seriozitet këto ndeshje dhe të japim 100% për të fituar dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Moldavia mbrohet shumë. Ne duhet ta luajmë topin sa më shpejt që të gjejmë hapësira dhe të shënojmë gol. Është ekip që luan shumë në mbrojtje dhe ne duhet të bëjmë atë që na kërkon trajneri”.
Pas finales së Champions, Kristjan Asllani kërkon minuta me fanellën e kombëtares shqiptare.
“Kam mësuar shumë dhe kam ardhur këtu me objektivin të marrim tre pikët me Moldavinë. Pastaj shohim ndeshjen tjetër. Jemi një grup shumë i mirë, shumë lojtarë të fortë. Të kalojmë grupin dhe të shkojmë në Europian, kjo është ëndrra jonë.
Përballja ndaj Moldavisë do të luhet këtë të shtunë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” dhe do transmetohet në Televizionin Kombëtar Klan.
Tv Klan