Kombëtarja zhvilloi seancën e fundit stërvitore paraditen e së mërkurës në Shtëpinë e Futbollit para nisjes pasditen e sotme drejt Londrës ku do të luajë takimin e parë kualifikues të Botërorit 2026, atë me Anglinë.
Mbrojtësit Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli u përgatitën veçmas. Kumbulla ka patur shqetësime fizike qëkur erdhi në grumbullim, ndërsa Ismajli sapo është kthyer nga një dëmtim. Gjithsesi pritet që të dy të jenë të gatshëm për trajnerin Sylvinho dhe kjo masë është marrë për t’i ruajtur.
Kuqezinjtë do të zhvilojnë të enjten në mbrëmje dhe seancën zyrtare në stadiumin “Wembley”, ndërsa trajneri do të dalë më herët në konferencën për mediat.
Ndeshja Angli – Shqipëri do të nisë në 20:45 të së pretmes dhe do të transmetohet në TV Klan.
Tv Klan