Lojtarët e Kombëtares po përshtaten me kalimin e ditëve me konceptin e Edy Reja. Trajneri po punon shumë me reshtimin me 3 mbrojtës në përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të Europianit më 8 Qershor me Islandën.

Odise Roshi: Kemi aplikuar vazhdimisht skemën 3-5-2. Çfarë kam parë këto ditë çdo gjë është perfekt.

Amir Abrashi: Po punojmë me trajnerin Reja për këtë ndeshje të rëndësishme me Islandën.

Shqipëria është përballur 5 herë me Islandën, duke fituar 2 takime dhe humbur 3. Të dy ekipet kanë nga 3 pikë pas fitores me Andorrën. Më herët gjatë së premtes një grup futbollistësh të Kombëtares dhe trajneri Edy Reja vizituan Shtëpinë e Foshnjes në Durrës. Ata kaluan paraditen me vogëlushët, madje kishin menduar edhe për dhurata.

Tv Klan