Kuqezinjtë janë tani pa trajner pas largimit të Christian Panucci. Ata nuk kanë dashur të komentojnë këtë zhvillim në kombëtare, duke kërkuar që të mendohet për ndeshjen e radhës, atë me Andorrën.

“Ne po vazhdojmë punën pas humbjes që patëm dhe kemi përpara një ndeshje të rëndësishme dhe duhet ta fitojmë”

, thotë Bekim Balaj.

Gjendja psikologjike e lojtarëve duket se është aspekti ku duhet punuar.

Këtë fitore e kemi detyrim. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të punojmë mirë psikologjikisht

“, shprehet Myrto Uzuni.

Koha deri në sfidën me Andorrën, edhe kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, është tepër e shkurtër. Ndaj këtij kundërshtari kemi luajtur vetëm në miqësore ku numërojmë 2 fitore dhe 1 humbje.

Tv Klan