Një nisje e mbarë e fazës kualifikuese të Botërorit 2018 do të ishte një shtysë e mirë për Shqipërinë. Jahmir Hyka kthehet pas një mungese të gjatë në Kombëtare, por mendon se po të luajnë si në Europian me Maqedoninë mund të arrijnë një fitore.

Jahmir Hyka, futbollist i Kombëtares:

Maqedonia është ekip i fortë dhe vijnë këtu për pikë, por nëse tregojmë lojën tonë si në Europian dalim me fitore.

Mesfushori me përvojë Migjen Basha kërkon përqendrim që të kalojnë me sukses provën e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës.

Migjen Basha, futbollist i Kombëtares:

Nëse mendojmë se Maqedonia është kundërshtar i lehtë dhe duhet mundur atëhere gabojmë rëndë. Nëse futemi në fushë me Maqedoninë për barazim atëherë jemi të humbur.

Ndeshja Shqipëri – Maqedoni do të luhet të hënën në orën 20:45 në “Loro Boriçi”. Kjo do të jetë e para ndeshje në një aktivitet zyrtar mes dy përfaqësueseve. /TV KLAN