Futbollistët e kombëtares po e presin me ankth ndeshjen e parë të Europianit, emocionet janë të pashmangshme nga përballja me kampionët në fuqi të Europës, por motivimi dhe dëshira për të marrë maksimumin e mundshëm është e madhe
Në rrethet e tifozëve ka një besim se kombëtarja ka më shumë mundësi me Italinë në krahasim me ekipet e tjera të grupit. Por lojtarët e njohin kundërshtarin dhe e dinë vështirësinë e lojës.
Kombëtarja e futbollit veç analizave me video të Italisë po përgatitet edhe me stërvitje. Këtë të mërkurë u zhvillua vetëm një seancë në mesditë. Gjendja e lojtarëve është e mirë dhe asnjë prej tyre nuk ka shfaqur probleme.
Tv Klan