Disa klientë ishin me fat, kur gabimisht ju shërbye një shishe e shtrenjtë vere. Ngjarja ka ndodhur në një restorant të Manchesterit në Angli. Klientët kishin porositur një shishe vere Bordeaux me vlerë 260 Paund. Por, stafi ngatërroi shishen dhe solli verën Chateau le Pin Pomerol të vitit 2001 dhe që kushton 4500 Paund.

Gabimin që ndodhi e vuri re më pas vetë stafi i restorantit. Në një postim në Twitter, restoranti shkroi se menaxheri kishte ngatërruar shishen e verës, megjithatë shprehu urimin që klientët të kenë shijuar verën e shtrenjtë. Restoranti publikoi edhe një fotografi të dy shisheve me verë, për të cilat tha se janë shumë të ngjashme.

Klientët që përfituan nga ky gabim i stafit, nuk e kishin idenë e verës që po konsumonin, megjithatë kanë shijuar një nga shishet më të shtrenjta.

/tvklan.al