Nuk ka qenë aspak një ditë e zakonshme vizita e Jerel Heywood në shtëpinë e shokut të tij, Rodney Copeland të dielën në Lawton, Oklahoma. Sapo Heywood ka hapur derën, në fytyrën e tij është hedhur një gjarpër. Gjarpri ishte mbështjellë tek drita në tavan.

“Nuk e dija çfarë ishte sepse nuk e kisha menduar ndonjëherë këtë situatë

“, ka thënë ai.

Ishte e tmerrshme teksa dëgjoja shokun tim që bërtiste. U pengua tek dera, duke bërtitur, ndërsa gjarpri ishte tek fytyra e tij. Isha në shok,”

tha Copeland.

Ai dhe gruaja e tij e dërguan, Heywood menjëherë në spital ku u trajtua. Fatmirësisht gjarpri nuk ishte helmues.

“Më pastruan shumë mirë dhe jam duke përdorur antibiotikë”

, ka thënë ai.

“Gruaja ime filloi të bërtiste së bashku me Heywood”

, tha Copeland. Thirrjet e tyre tërhoqën fqinjët të cilët erdhën menjëherë në banesë dhe e vranë gjarpërin.

Copeland ka thënë se ishte hera e parë që ai shikonte një gjarpër në shtëpinë e tij.

/tvklan.al