Petro Poroshenko dhe Volodymyr Zelensky janë dy kandidatët për President të Ukrainës. I pari është në detyrë si kreu i shtetit dhe po kërkon një mandat tjetër, kurse i dyti është një komedian pa përvojë politike. Ajo që mezi pritej nga publiku ukrainas, ishte përballja e tyre televizive.

Por, Presidenti aktual Petro Poroshenko mbeti i vetëm në këtë debat sepse rivali i tij nuk u paraqit. Të dy kishin rënë dakord një javë më parë t’u ballafaquar në një debat televiziv. Megjithatë, Poroshenko shfrytëzoi kohën e tij 45 minutëshe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe duke sulmuar kundërshtarin. Për Presidentin në detyrë, kritikët thonë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar korrupsionin.

Vetë Poroshenko akuzoi kandidatin tjetër se është i frikësuar, ndërsa fushatën zgjedhore e konsideroi “film të heshtur”. “

Nëse ka frikë përsëri nga njerëzit, nëse fshihet, do ta ftojmë përsëri. Do ta ftojmë çdo ditë në çdo emision live që ta shikojë gjithë vendi se kush do të zgjidhet për 5 vitet e ardhshme”

, tha Poroshenko.

Në fakt, debati televiziv ishte ide e komedianit Zelensky. Sipas korrenspondentit të BBC, Zelensky deri më tani ka injoruar rregullat e zakonshme të fushatës zgjedhore, duke mos organizuar tubime dhe duke dhënë disa intervista, dhe në shumë raste ka preferuar të komunikojë në rrjetet sociale. Gjithashtu është i paqartë programi politik dhe pikëpamjet e tij, përveç dëshirës që ka shprehur për ndryshime të rrënjësishme. Në raundin e parë të votimeve, Zelensky kryesoi duke mbledhur më shumë se 30% të votave për votimin e fundjavës së ardhshme.

/tvklan.al