Kur do nis vaksinimi masiv në Shqipëri? Përgjigjet ministrja Manastirliu

Ogerta Manastirliu


Kur do nis vaksinimi masiv në Shqipëri? Përgjigjet ministrja Manastirliu

21:53 21/01/2021

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur sot për vaksinimin masiv në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ministrja ka thënë se dozat e para do të vijnë në Janar, që do të jenë 10 mijë dhe 30 mijë do të vijnë në Shkurt.

Numri një i Shëndetësisë tha se pritet dhe doza nga COVAX që janë deri në 1 milionë doza deri në fund të vitit.

Janë 500 mijë doza që do të vijnë nga Pifzer, me 10 mijë doza në Janar, me 30 mijë doza në Shkurt dhe më tej sipas kalendarit. Pastaj janë dhe mbi 1 milion dosa që do të vijnë nga instrumenti COVAX. Këto vaksina do të fillojnë të vijnë në muajin Shkurt dhe është bërë një grafik. Sigurimi i dozave të vaksinës fillon nga muaji Shkurt dhe më pas do vijnë dozave të tjera”, u shpreh ministrja.  

Më tej Ogerta Manastirliu tha se deri tani janë siguruar doza për të vaksinuar 800 mijë qytetarë.  

Pfizer do të sjell doza gjatë gjithë vitit kalendarik dhe ne jemi në negociata me kompani të tjera si AstraZeneca dhe Moderna. Ne deri tani kemi siguruar vaksinimin për 800 mijë qytetarë. COVAX dhe Prizer janë dy kontratat e para dhe ne pritet që të lidhim kontrata me AstaZeneca dhe Moderna”, shtoi ajo./tvklan.al






Të ngjashme