Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të publikohen brenda kësaj jave. Këtë premtim ka bërë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke thënë se procesi i numërimit duhet të vijojë me shpejtësi.

Në një konferencë për mediat ai u shpreh se sipas ligjeve në fuqi pas përfundimit të votave për partitë, duhet të fillojë numërimi i votave për kandidatët jo më vonë se tetë orë nga mbyllja e procesit të parë.

I pyetur se kur mund të ketë një rezultatet përfundimtar dhe për kandidatët, kreu i KQZ tha se afati është deri në fund të kësaj jave.

Në mos të gabojmë kam thënë se brenda një jave nga nxjerrja e rezultateve për partitë politike. Besoj se brenda javës ne do të kemi edhe kandidatët fitues. Të paktën për fazën e parë, unë mendoj se praktikisht objektivin e kemi arritur. Por na mungojnë dhe 270 qendra votimi dhe besoj se do i kemi brenda orës 00:00 të ditës së sotme”, tha Celibashi./tvklan.al