Apple ka shpërndarë ftesat për lançimin e versionit më të ri të iPhone. Ai do të mbahet më 12 Shtator në teatrin “Steve Jobs”,  në “anijen kozmike” HQ të Apple në Cupertino.

Sipas Bloomberg, besohet se Apple është duke e dizenjuar modelin e këtij viti dhe pajisjet e reja do të përfshijnë kryesisht përmirësime të brendshme, në vend të një ndryshimi estetik.

Kjo përputhet me raportet e mëparshme, ku thuhej se Apple do të lançojë 3 modele të reja, që i ngjasojnë dizajnit e ekranit të plotë të iPhoneX.

Të tre modelet, me ekran 5.8 inch, 6.1 inch dhe 6.5 inch, mund të kenë bateri që zgjat më shumë se një ditë. Kjo për shkak të një procesori të ri, të dizajnuar nga Apple, që është vendosur për të rritur jetëgjatësinë e baterisë deri në 40 përqind.

iPhone 6.5 inch do të shfaqë ekranin më të madh të Apple, si dhe veçori të reja. Duke qenë se është telefoni i më i madh i linjës, thuhet se Apple po mendon nëse do të heqë etiketimin “Plus”.

Modelet 6.5 inch dhe 5.8 inch do të paraqesin shpejtësi të përmirësuar të përpunimit dhe kamera të përmirësuara, por nuk dihet se çfarë ndryshimesh specifike do të bëhen.

Apple do të përpiqet të joshë konsumatorët me të ndjeshëm ndaj çmimeve me modelin 6.1 inch, i cili është i ngjashëm me iPhone8, por ka ekran pa kufij.

Pajisjet do të kenë procesor të ri, që pritet të quhet Apple A12, i cili do të përmirësojë ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë.

Mendohet se tre modelet e reja të iPhone do të lançohen në disa ngjyra, duke përfshirë shasinë ngjyrë alumini. Duke qenë se ato kanë ekran “buzë më buzë”, do të kenë sistemin e kontrollit me gjeste si te iPhoneX, i cili zëvendëson nevojën e butonit në mes. Gjithashtu do të jetë i përfshirë edhe sistemi i njohjes së fytyrës.

Bloomberg tha se pritet që për disa rajone, Apple të prezantojë teknologjinë me dy karta SIM. Kjo veçori do të ndihmojë shumë përdoruesit ndërkombëtarë, të cilët udhëtojnë në vende të ndryshme.

Por një detaj i rëndësishëm, që ka mbetur i paqartë, është sesi do t’i emërtojë Apple këto modele të reja.

Por pritet që iPhone të mos jetë e vetja pajisje që do të ndryshojë pamjen në eventin e këtij viti. Apple pritet të lançojë Apple Watch (orën Apple) me ekran më të madh, si dhe iPad Pro me unaza më të holla./

tvklan.al