Avionët do të ngrihen kur të hapen kufijtë dhe kjo gjë nuk është në dorën e qeverisë shqiptare. Kështu u shpreh këtë të martë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ajo u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se kur do të mund të nisin fluturimet normalisht. Mirëpo sipas ministres duhet të ketë një koordinim të përbashkët me të gjitha qeveritë.

“Pyetja është kur do të hapen kufijtë sepse avionët nuk ngrihen normalisht. nuk është më në dorën e qeverisë shqiptare. Duhet të ketë një koordinim të përbashkët me qeveritë e vendeve të tjera. Nëse linjat me Italinë funksionojnë në mënyrë normale duhet që Italia të hapë të gjithë kufijtë”, tha ministrja.

Sipas Ballukut, bazuar edhe në draftin e vendeve europiane, gjasat më të mëdha janë që “brenda Qershorit lëvizja të jetë vetëm brenda shtetit dhe kufijtë të hapen në Shtator”.

Gjithashtu ajo tha se po punohet për marrëveshje bilaterale për të sjellë turistë sipas disa protokolle strikte./tvklan.al