Brenda një viti do të arrihet lidhja e trurit të njeriut me kompjuterin. Premtimi mbërrin nga manjati Elon Musk, i cili flet për shoqërinë e tij të fundit ‘Neuralink’ dhe eksperimentet që nisin së shpejti.

Lajmi, që duket si një film fantashkencë apo horror, pa dashur ta etiketojmë si ai i që tregonte për koronavirusin i realizuar në 2011, është dhënë nga vetë kreu i ‘SpaceX’ në një intervistë radiofonike.

Objektivi, sipas Musk, është shfrytëzimi i informatikës për riparimin e zonave të trurit të dëmtuara nga incidente apo sëmundje neurologjike, pra për t’i rikthyer në këtë mënyrë funksionalitetet e humbura pacientëve.

Nëse një pacient vuan nga alzheimer, me këtë lloj teknologjie dhe lidhjen tru-kompjuter, mund t’i rikthehet memorja dhe kujtimet, ndërsa për një njeri që ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore mund t’i rikthehet aftësia për të lëvizur këmbët apo duart. Sipas projektit, teorikisht duhet të hiqet një pjesë e vogël e kafkës prej rreth 2 cm, dhe aty do të montohet një pajisje e vogël që do të shërbejë për këtë lidhje me teknologjinë.

Megjithatë, duke qenë se eksperimentet me njeriun nisin brenda një viti, sipas parashikimeve më të mira, për ta konsoliduar këtë lloj lidhje që do të na kthente në Cyborg, ndoshta do të duhen disa vite.

Klan Plus