
Kur eleganca nuk njeh moshë, aktorja 77 vjeçare i mahnit të gjithë me fustanin e zi
Aktorja 77 vjeçare Helen Mirren i suprizoi të gjithë me pamjen e saj në premierën e “Shazam! Wrath of the Gods” në Los Angeles.
Teksa mbante përdore nipin e saj, Helen kishte veshur një fustan të zi me dantellë, të kombinuar me një aksesor të zi në kokë dhe flokët e bardhë të lëshuar.
Duke na bërë të kuptojmë se eleganca nuk ka moshë, Helen i shtoi shkëlqimin veshjes me vathët e diamantit.
Basil, vogëlushi me flokë në ngjyrë të kuqe nuk ka lidhje biologjike me Mirren, por ka zhvilluar një marrëdhënie veçanërisht të ngushtë me fëmijët e bashkëshortit të saj Taylor Hackford , 51-vjeçarin Rio dhe 44-vjeçarin Alexander.
Filmi “Shazam! “Wrath of the Gods” ka të bëjë me historinë e adoleshentit Billy Batson , i cili kur shqipton fjalën magjike “Shazam!”, shndërrohet në një superhero të rritur./tvklan.al
