Frutat dhe perimet konsiderohen si mjaft të rëndësishme në jetën e çdo individi. Ato përmbajnë një sasi të madhe të lëndëve ushqyese dhe ndihmojnë në parandalimin e disa problemeve shëndetësore.

Por për të patur përfitime maksimale prej tyre është e rëndësishme që ato të merren në mënyrën dhe kohën e duhur.

Ekspertët sugjerojnë që frutat dhe perimet të konsumohen të veçuara nga pjesa tjetër e ushqimeve. Koha e duhur për të konsumuar frutat është midis vakteve. Konsumimi i tyre në atë kohë bën të mundur që trupi të marrë energjinë dhe lëndët ushqyese që i mungojnë. Orari perfekt do ishte ora 11 e mëngjesit ose 4 pasdite.

Nuk rekomandohet konsumimi i frutave menjëherë pas vaktit, pasi sjell probleme në sistemin tretës. Duhet të prisni 30 deri në 40 minuta pas ushqimit për të ngrënë fruta.

Gjithashtu ekspertët këshillojnë që të mos konsumoni frutat më qumështin dhe nënproduktet e tij, pasi konsiderohen të dëmshme për lëkurën sepse mund të çojnë në formimin e puçrrave./tvklan.al