Rubrika “Ka një mesazh për ty” solli ditën e sotme historinë e Ornelës dhe familjes së saj. Ajo prej 4 vitesh jeton në Venezia, Itali, sëbashku me burrin e saj, djalin, vëllain dhe motrën. Përmes lidhjes Skype, Ornela rrëfeu se janë 4 fëmijë dhe vëllai dhe njëra nga motrat janë binjakë. Kjo është një nga arsyet që sipas saj, ai e ka patur shumë të vështirë të ndahet nga motra kur ajo u fejua.

Ardit Gjebrea: Ti banon në një qytet që unë e dashuroj!

Ornela: Në Venecia!

Ardit Gjebrea: Sa vite ke që banon aty?

Ornela: U bënë 4 vite që banoj në Venecia, në fillim erdhi vëllai im, pastaj unë, pastaj motra ime, pastaj motra tjetër.

Ardit Gjebrea: Pra ju jeni 4 fëmijë?

Ornela: Po!

Ardit Gjebrea: Ti me kë jeton në shtëpi?

Ornela: Unë jetoj momentalisht me burrin, djalin tim të vogël, vëllain dhe një motër tjetër.

Ardit Gjebrea: Por një motër tjetër nuk jeton me ty?

Ornela: Jo një motër tjetër jeton me të fejuarin e vet, bashkëjeton me të fejuarin.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin motra e dytë?

Ornela: Motra e dytë e ka Nertila.

Ardit Gjebrea: Ndërsa dy binjakët janë Rolandi dhe Rolanda?

Ornela: Po!

Ardit Gjebrea: Ti jeton me Rolandin aty?

Ornela: Po me Rolandin!

Ardit Gjebrea: Çfarë lidhje kanë binjakët me njëri-tjetrin, se nuk e kam provuar ndonjëherë të kem ndonjë motër ose vëlla binjak?

Rolandi: Se di por kanë shumë lidhje bashkë, është e vështirë ta përshkruash.

Ardit Gjebrea: Thonë që është një bluetooth i ndezur mes të dyve është i vërtetë?

Rolandi: Po është e vërtëtë.

Ornela: Këtë mund ta konfirmoj edhe unë sepse në momentin që u fejua motra ime, Rolanda, Rolandi e ndjeu shumë, jashtë mase, dhe u mërzit jashtë mase. Nuk e kuptonim çfarë kishte, por pastaj ja vumë fajin që janë binjakë dhe e ndjenin njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: I morën gjysmën e vet Rolandit!

Ornela: Po gjysmën!

Ardit Gjebrea: Ta kthejmë prapë o Roland, se ne do lidhemi pak më mbrapa me Rolandën, kështu që të negociojmë, do ta kthejmë?

Rolandi: Jo jo se mirë jemi.

Ornela: U mësua tani, u ambientua./tvklan.al