Kur godet rrufeja (Video)


Kur godet rrufeja (Video)

13:46 14/08/2020

Një grua ka filmuar me celularin e saj një ndodhi të pazakontë. Donna Tizzard ishte duke regjistruar nga dritarja për shkak se në Uells kishte reshje të shumta të shoqëruara me vetëtime.

Mirëpo në një moment ajo është bërë dëshmitare teksa një vetëtimë ka goditur çatinë e një prej pallateve përballë.

Pamjet janë mahnitëse, teksa duket se në momentin e goditjes rrufeja krijon një dritë portokalli tek çatia.

Kjo ka bërë që Donna sëbashku me fëmijët të bërtasin. Menjëherë pas filmimit të ngjarjes u thirrën zjarrfikësit të cilët nuk thanë se rrufeja nuk kishte zjarr apo ndonjë dëm tjetër. /tvklan.al




Të ngjashme