Pas tentativës për grusht shteti në Turqi, të shumtë janë turistët që ankohen për faktin se u janë prishur pushimet në këtë vend.

Aeroportet nëpër botë po këshillojnë udhëtarët që të kontaktojnë agjencitë ajrore për të marrë vesh fatin e fluturimeve, pas anullimeve të shumta të tyre të atyre drejt Turqisë, por dhe jashtë saj.

Ministritë e Jashme të vendeve të ndryshme kanë bërë gjithashtu thirrje që qytetarët të qëndrojnë në banesa dhe të mos dalin në rrugë.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar turistë të shumtë që të ankohen në rrjetet sociale duke u shprehur se “grushti i mallkuar i shtetit i ka prishur pushimet”.

Shumë pushues nga Britania dhe Irlanda, të cilët kishin planifikuar udhëtim drejt Turqisë, apo që ndodhen atje aktualisht, shprehen të shokuar për zhvillimet e fundit në vend megjithatë nuk e fshehin mërzinë për planet e tyre të prishuara./tvklan.al