“Kur ish-kunata nuk më flet me gojë, si mund të jetojë tek shtëpia ime”

“Kur ish-kunata nuk më flet me gojë, si mund të jetojë tek shtëpia ime”

17:40 22/03/2020

“Ka një mesazh për ty”, në TV Klan si rezultat i situatës dhe masave të marra në vendin tonë, si pasojë e përhapjes së koronavirusit nuk u zhvillua në studio, por në një tjetër formë. Drejtuesi i emisionit, Ardit Gjebrea ka përdorur një tjetër formulë për të përcjellë mesazhet.

Enkeleda është e martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë 6 vjeç dhe djalin 4 vjeç. Marrëdhënia e saj me bashkëshortin ka qenë gjithmonë shumë e mirë, por kohët e fundit mes tyre kanë ndodhur disa konflikte të vogla, për shkak të familjes së vëllait.

Kunati i saj është divorcuar nga gruaja dhe ka tre fëmijë, kur ndodhi tërmeti shtëpia ku ata jetonin u shemb dhe bashkëshorti i saj i mori 3 fëmijët dhe ish nusen e vëllait në shtëpinë e tyre sepse nuk kishin ku të jetonin.

Por Enkeleda tregon se marrëdhënia e saj me ish-kunatën nuk është e mirë dhe ajo kërkon nga bashkëshorti një zgjidhje.

Ardit Gjebrea: Sot mesazhin e ke për bashkëshortin?

Enkeleda: Për bashkëshortin!

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?

Enkeleda: Bashkëshorti e ka emrin Çezar, punojmë në të njëjtën firmë.

Ardit Gjebrea: Puna që ka Çezari këtu, ju bashkon shpesh bashkë apo ai edhe lëviz?

Enkeleda: Ai është edhe në lëvizje!

Ardit Gjebrea: Cili është mesazhi që ti do ti japësh Çezarit?

Enkeleda: Mesazhi që dua ti jap është që është bashkëshort shumë i mirë, ka një zemër shumë të madhe, si për familjen e prindërve të mia, ashtu edhe për familjen që ka krijuar. Çezari bën çdo gjë, jep jetën për fëmijët dhe për mua. Për mua bën shumë surpriza, shumë gjëra.

Ardit Gjebrea: Domethënë çdo gjë shkon shkëlqyeshëm?

Enkeleda: Shkëlqyeshëm!

Ardit Gjebrea: Nuk ka asnjë problem?

Enkeleda: Po është edhe një moment që Çezari më ka mërzitur në këtë kuptim që ka një vëlla. Ai është divorcuar ka 6 vjet dhe në shtëpinë e tij ka lënë ish-nusen dhe 3 fëmijët.

Ardit Gjebrea: Çezari bën shumë për këtë vëlla?

Enkeleda: Shumë, sidomos për fëmij֝ët e vëllait. Ra tërmeti i parë, vëllait iu prish shtëpia dhe Çezarit i erdhi shumë keq për fëmijët, se s’kishin ku të jetonin dhe i mori tek shtëpia e vet, ju lëshoi një dhomë.

Ardit Gjebrea: Vetëm fëmijët?

Enkeleda: Vetëm fëmijët, me ish-nusen që po mban fëmijët.

Ardit Gjebrea: Vëllai i Çezarit ku jeton tani?

Enkeleda: Jeton në Greqi është martuar me një tjetër. Dhe unë lidhjet me vëllain e tij, i kam rregullisht dhe me nusen që ka tani, ndërsa me ish-nusen që është aty me mua, nuk ka komunikim me mua.

Ardit Gjebrea: Edhe pse jetoni në të njëjtën shtëpi?

Enkeleda: Po edhe pse jetojmë në të njëjtën shtëpi! Nuk më foli pse unë duhet të komunikoj me nusen që ka tani kunati.

Ardit Gjebrea: Me Çezarin ajo flet?

Enkeleda: Po flet!

Ardit Gjebrea: Çfarë mesazhi do ti japësh Çezarit?

Enkeleda: Unë Çezarit dua ti jap një mesazh, ti japi një zgjidhje, i dua me gjithë shpirt se janë fëmijët e kunatit, por dua ti japi një zgjidhje. Kur një person që nuk më flet me gojë, si mund të jetojë tek shtëpia ime./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi