Vitet nuk janë të rëndësishme dhe nuk e zbehin dashurinë për dikë i cili të ka dhënë dorën kur ti ke pasur nevojë më shumë se kurrë edhe pse prej shumë vitesh nuk je parë apo dëgjuar. Kur kanë kaluar më shumë se dy dekada për Marsildën dhe familjen e saj zonja Vitore nga Lezha, ka mbetur gjithmonë në zemrat e tyre. Historia e një familje të shpërngulur në Lezhë dhe më pas në Lushnje ishte pjesa e parë e “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan, ku protagoniste ishte Vitorja. Pas 26 vitesh Marsilda arriti të takohet me Vitoren, e cila ka bërë të mundur që ajo të jetë gjallë. Marsilda lindi 8 muajshe dhe shpresat për të jetuar ishin shumë të pakta, por këmbëngulja dhe kujdesi i Vitores nga Lezha e ka shpëtuar atë. Për shumë vite me radhë Marsilda nuk rreshti së kërkuar Vitoren dhe familjen e saj për ti falënderuar, prandaj ajo zgjodhi “Ka një mesazh për ty” për të bërë të mundur gjetjen e saj dhe takimin pas 26 vitesh.

Marsilda:

Zanafilla e historisë fillon në kohën kur unë kam lindur pasi në atë periudhë një njeri i dashur për mamin tim është shkëputur prej nesh. Ne kemi jetuar në Pogradec në vendlindjen e babait. Në vitin 1979 kur ndodhi tërmeti në Lezhë duke qenë se babai ka qenë inxhinier ndërtimi transferohet me punë vullnetare në Lezhë. Fillimisht u largua i vetëm dhe më pas duke parë që njerëzit ishin shumë mikpritës dhe ambienti ishte i mirë për të jetuar vendosi të transferojë të gjithë familjen. Në atë kohë kanë qenë dy prindërit dhe tre fëmijë më të mëdhenj se unë, dy vëllezër dhe një motër. Pas 1979 në vitin 1982 vjen në jetë fëmija i katërt i familjes dhe pas kësaj lindje nëna ime kalon shumë vështirësi, probleme shëndetësorë për të cilën kishte nevojë të kujdesej për të por edhe për fëmijët.  Shpesh herë në familje më flitet për Zonja Vitore, ajo ka qenë një ndër mikeshat më të mira që nëna ime ka patur atje. Ka qenë një përkrahje, një motër për mamin tim duke marrë parasysh që mami im ishte vajzë e vetme dhe familjen e saj e kishte larg që ata ti gjendeshin pranë e kishin të pamundur. Në atë kohë mjekët i thonë mamit që duhet të sillte në jetë dhe një fëmijë tjetër.  Mami kishte probleme gjinekologjike dhe shpesh herë i duhej të qëndronte në shtrat. Kurse zonja Vitore, jetonte aty afër nesh, në Lezhë. Kishte dy djem të rritur dhe bashkëshorti. Fëmijët e saj kanë moshën e dy fëmijëve të mëdhenj të mamit tim. Bashkëshorti i saj punonte me babain tim. Mami im e ka emrin Gurie. Në kohën që mami ishte sëmurë, për fëmijët duhet të kujdesej dikush dhe zonja Vitore kujdesej për mamin dhe fëmijët. Ka qenë një lidhje shumë e fortë. Madje ajo që gatuante Vitorja në shtëpinë e saj, haej edhe në shtëpinë tonë.

E pyetur nga Arditi nëse ato janë ende mikesha të ngushta, Marsilda përgjigjet kështu:

Fatkeqësisht jo, sepse në ‘92 familja ime largohet nga Lezha. Ne u shpërngulëm në Lushnje. Por unë doja të tregoja detajin që më shtyu mua ta kërkoj zonjën Vitore. Kur unë kam ardhur në jetë mami im ka qenë  qenë 8 muajsh shtatzënë dhe atëherë flitje që fëmijët 8 muajsh nuk jetojnë. Në momentin që unë kam ardhur në jetë unë jam hedhur në një legen, me idenë që unë nuk mund të bëhesha. Gjymtyrë kanë qenë të ngjitur, nuk ishte bërë formimi siç duhej.

Ka qenë këmbëngulja e zonjës Vitore që ka ndërhyrë në ato momente. Më ka marrë nga legeni dhe është kujdesur për mua afërsisht për 4 muaj. Mami kur më shikonte trembej, pasi nuk kishte parë ndonjëherë fëmijë të tillë. Dhe ka qenë zonja Vitore që është përkujdesur dhe e kam falenderuar çdo ditë sepse falë saj unë jam sot këtu. Falë saj unë kam kaluar shumë situata të bukura. Kam qenë 1 vjeçe kur jemi larguar dhe mbaj mend imazhin e saj vetëm nga ana e fotove bardhë e zi.

Ardit Gjebrea: A i ke sot fotografitë e saj?

Marsilda: Nuk i kam pasi në vitin 1998 në Lushnje ka ndodhur një përmbytje dhe bashkë me disa sende të tjera rrjedha e ujit mori dhe fotot. Tashmë na ka ngelur vetëm bisedat që në bëjmë për zonjën Vitore. Mami së bashku me Vitoren visheshin njësoj dhe njerëzit i thërrisnin motrat Libohova.

Ardit Gjebrea : Sa vite kanë kaluar që ju nuk jeni parë me Vitoren?

Marsilda: 

Kanë kaluar 26 vite. Në kohën kur udhëtohej me tren babai im është takuar rastësisht me bashkëshortin e zonjës Vitore. Kemi mësuar që zonja Vitore kishte sjellë në jetë dhe një vajzë. Shpresoj të bëhem me një motër. Vitorja ka patur shumë vlera në familjen tonë që është ende mes nesh shpirtërisht.

Ardit Gjebrea: Ju e keni kërkuar?

Marsilda: 

Tentova që të kërkoja njëherë e vetme. Të përpiqesha të bëja ndonjë investigim, në shpi me një telefon në dorë me anë të Facebook-ut, përpiqesha të gjeja emrat e djemve të Vitores. Me njërin prej tyre dhe jemi takuar, jetonin në qytetin e Elbasanit dhe mamaja e tij quhej Vitore dhe babai Eqërem, por në fakt ishin të tjerë. Dhe pasi jemi takuar, i kam thënë që ishte kënaqësi që u takuam por kërkoj dikë tjetër. Kontaktova dhe me avokatin e familjes i jap të gjitha të dhënat por që ishte e ndaluar për arsye sigurie që të jepeshin informacione nga persona të paautorizuar, por deri në momentin që kontaktova me emisionin tuaj çdo përpjekje që kisha bërë ishte e çuar dëm.

Arditi: Tani nëse zonja Vitore do të shikonte çfarë do ti thoje?

Marsilda: 

I kam borxh jetën, falë saj unë jam gjallë dhe pse jo të kem një takim, një kontakt me të. Siç ka qenë personi i parë që ka dëgjuar të qarën time dhe ka parë lëvizjet e para të një fëmije. Unë jetoj ende me prindërit dhe dëshira ime e madhe është të kem një teze në krah ditën që unë do të dal nga dera e prindërve të mi.

Ardit Gjebrea: Zonja Vitore ka ndonjë motër?

Marsilda :

Nuk e di, sepse nuk di shumë për familjen e saj. Ka patur të afërm të tjerë, por familjen e saj nuk e ka patur në Lezhë.

Në anë tjetër e murit, Vitorja dëgjoi gjithçka që Marsilda tha në emision.

Vitorja:

Kjo ka qenë shumë e vogël, unë me mamin e kësaj kemi kaluar si motra.

Ardit Gjebrea: Ti ke vajzë?

Vitorja:

Unë kam katër çuna.

Arditi: A të ka marrë malli për zonjën Gurie?

Vitorja:

Por mua më ka marrë malli shumë, pasi ne kemi kaluar shumë mirë.

Mes emocionesh zonja Vitore u takua me Marsildën. Në studion e “Të dielës Shqiptare” ishte dhe djali i dytë i zonjës Vitore.

Por historia nuk mbaron këtu. Një mesazh nga stafi i shkoi dhe zonjës Gurie. Kjo e fundit mbërriti në studio, ku Arditi së bashku me protagonistët e tjetër vendosën që të ti bënin një “ lojë”, ku vajza e saj do ti prezantonte djalin e Vitores.

Marsilda:

Erdha me qëllim për të vajtur në spital për tu interesuar për operacionin e vëllait por të kërkoj ndjesë që të lodha gjithë këtë kohë, të kërkoj ndjesë që të kam lënë në ankth, duke të gënjyer që nuk isha ajo. Nëse do vijë një ditë që unë të largohem nga shtëpia, ose ti do jesh paja ime, ose djali do jetë pranë nesh dhe të jetojë me ne. Gati një muaj që ti qëndrove në Greqi tek çunat kam menduar çdo natë sesi të të sillja ty këtu sot dhe të prezantoja surprizën që kam bërë për ty. Ndoshta mund të prekesh, ose do lumturohesh është ligji i natyrës. Mami është mësuar të më ketë vetëm të sajën. Por tani bashkë me mamin kohën do ta përgjysmoj dhe me Fabjolion.

Fabjoli:

Përshëndetje, zonjë…

Guria:

Këtë surprizë mund të ma thoje dhe në shtëpi. Kjo ishte surpriza?!

Ardit Gjebrea: Pse çfarë doje ti edhe bebin…

Marsilda:

Ne sot nuk kemi ardhur vetëm, është dhe mamaja e djalit që unë kam në krah.

Vitorja:

Përshëndetje…

Guria:

Përshëndetje, ndoshta do me pjeki shumë e ndjej që në të parë…

Pas një komunikimi të shkurtër, mes Guries dhe Vitores, Guria thotë se është nga veriu.

Sapo Arditi, i tregon se ajo e ka emrin Vitore, Guria emocionohet dhe mes lotësh, rrëfen historinë e tyre.

Guria dhe Vitorja përqafohen me njëra-tjetrën.

Edhe këtë herë “Ka një mesazh për ty” bëri njerëz të lumtur./tvklan.al