Thirrjes së Kryeministrit Edi Rama për dialog, studentët iu përgjigjen edhe nga studioja e “Opinion”. Sipas tyre, koha për dialog tashmë ka kaluar, pasi para se të arrinin në këtë pikë dialogu u ka munguar gjatë gjithë kohës.

“Më falni, po i drejtohem Zotit kryeministër, që po e them kështu në mënyrë popullore, i bie fyellit me një vrimë: dua dialog. Dialog… po është e vërtetë që studentët duan dialog, por jo tani. Dialogu është i nevojshëm çdo ditë në universitet. Ne kemi pasur nevojë për dialog në çdo moment që kemi qenë në auditor, por dialogu ka munguar. Ne kemi pasur nevojë për dialog gjatë gjithë kohës në universitet kur kemi qenë në auditor, por dialogu ka munguar gjithmonë, jo vetëm nga zoti Kryeministër, por nga të gjithë. Tani ne nuk duam më dialog. Duhet ta kuptojë shumë mirë që ne nuk duam më dialog”,

tha njëra prej studenteve në studio

./tvklan.al