Një kompani ajrore do të duhet ta dërgojë mbrapsht për bojatisje avionin e saj të ri, pas germëzimit gabim të emrit të saj.

Kompania “Cathay Pacific”, me bazë në Hong Kong, gabimisht e ka shkruar emrin e saj “Cathay Paciic” në anën e avionit.

Udhëtarët e kujdesshëm e vunë re gabimin në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut dhe kontaktuan kompaninë.

“Oops, kjo uniformë speciale nuk do të zgjasë gjatë. Avioni do të dërgohet mbrapsht në dyqan”, tha me shaka kompania në profilin e saj zyrtar në Twitter.

Megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale panë anën gazmore të gabimit./tvklan.al