Një burrë i cili po përpiqej të nxirrte në shitje mikrovalën e tij në rrjetet sociale përfundoi duke “reklamuar” më shumë se ç’duhej.

Shitësi ka postuar një foto të mikrovalës në Facebook duke e reklamuar atë për blerësit.

Ai shkroi:

“Mikrovalë e re, e papërdorur, e përshtatshme për t’u mbajtur në kundrabufe”.

Fotoja është postuar në një grup privat në Facebook dhe ai i ka vënë çmimin 70 paund mikrovalës.

Në pamje të parë, çdo gjë duket krejtësisht normale, derisa përdoruesit zbuluan diçka extra që “ofrohej”.

Në reflektimin e derës prej xhami shihet burri krejtësisht i zhveshur.

Fotoja është bërë virale në internet kur më në fund u vu re dhe u hoq nga shitësi./tvklan.al